Manipulimi i zgjedhjeve në futboll, Prodani në Repolitix: Asambleja e 2 marsit mund të pezullohet nga gjykata! UEFA nuk urdhëron dot FSHF, nuk e ka vartëse

16 Shkurt 2022, 22:33| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 23:09

  • Share

Eduard Prodani tha se për shkak të padive për manipulimin e zgjedhjeve nga FSHF në shoqatat rajonale, ka bërë që prokuroria "të hyjë në fushën e lojës" dhe se mund të ketë vendim të gjykatës që të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve të 2 marsit për kreun e FSHF-së deri sa të vendosen "pikat mbi i". 

Në një intervistë për "Repolitix" në Report Tv, Prodani, i cili me vendim gjykate u njoh si kryetari i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, foli edhe për takimin e sotëm me përfaqësuesit e UEFA-s, ku tha se ata nuk kanë asnjë fuqi administrative ndaj FSHF për ta urdhëruar pasi nuk e ka vartëse, por kanë marrëdhënie anëtarësie ku duhen respektuar disa parime dhe detyrime.  Sipas Prodanit pas raporti që do të përpilojnë përfaqësuesit e UEFA-s  për FSHF, qeverinë shqiptare dhe vetë UEFA-n, ai raport nuk ka fuqi detyruese ndaj Federatës shqiptare, por mund të bëj që UEFA të negociojë me FSHF për të gjetur një zgjidhje për këto konflikte.

"Misioni i UEFA-s fakt mbledhës dhe pastaj do të përpilojnë raportin për FSHF, Qeverinë shqiptare dhe UEFA-n. UEFA është organizata ku FSHF është anëtare, ku anëtarët duhet të respektojnë disa parime dhe detyrime. UEFA në këtë këndvështrim nuk e ka këtë fuqinë administrative pasi nuk e ka vartëse FSHF që ta urdhërojë, por mund të ketë fuqi negociuese për të ulur Federatën dhe të gjendet një zgjidhje. Pra ka një marrëdhënie anëtarësimi dhe jo varësie. Organi i akuzës është futur në fushën e lojës dhe mund të kemi vendime  që një gjykatë të kërkojë pezullimin e zgjedhjeve të 2 marsit", tha Prodani.

Teksa rreshton disa nga problematikat që kanë shoqëruar zgjedhjet në Shoqatat rajonale të Futbollit që nga shkeljet statutore, mungesa e transparencës dhe konfliktet e interesit, Prodani tha se kjo ndodh për shkak se Shqipëria nuk ka një Gjykatë të arbitrazhit sporti për të sqaruar dhe vendosur mbi këto konflikte të botës së sportit.

 "Në të gjithë vendet si ato lindore dhe perëndimore ka konflikte që lidhen me futbollin por zgjidhen nga organet e drejtësisë sportive të atij vendi. Shqipëria prej 20 vitesh nuk ka KAS, nuk ka një gjykatë Arbitrazhi sportiv për të zgjidhur këtë çështje", tha Prodani.

Të gjitha këto konflikte sipas Prodanit duhet të zgjidhen edhe nga institucionet shtetërore, por pa tejkaluar ligjin.

"Shteti nuk duhet të tejkalojë ligjin dhe nuk mund të heq dorë nga një sektor kaq i rëndësishëm i jetës së vendit, por pa ndërhyrë dhe pa abuzuar", tha ai.

FSHF këto ditë po kalon në sitë të plotë nga ndërkombëtarët që kanë marrë sinjalizime për parregullsitë lidhur me procesin zgjedhor në shoqatat rajonale të futbollit për zgjedhjen e kryetarit të tyre. FSHF mbylli përmes një procesi manipulativ zgjedhjet në 8 shoqatat rajonale të futbollit që kanë gati 50% të votave në asamblenë e 2 marsit ku në garë janë Armand Duka, komentatori Dritan Shakohoxha dhe ish-sekretari i përgjithshëm i federatës Sulejman Starova.

Më 10 shkurt Gjykata e Tiranës rrëzoi asamblenë e mbajtur në zyrat e FSHF në 24 janar që zgjodhi Krenar Alimehmetin dhe njohu Asamblenë e Shoqatës rajonale të futbollit Tiranë që zgjodhi Eduard Prodanin si kryetar FSHF ende nuk ka reaguar. Në gjykatë për manipulimet e federatës janë edhe shoqatat e Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta. Në këtë situatë shanset më të mëdha janë që në 2 mars të mos ketë garë dhe Asambleja zgjedhore e FSHF të shtyhet.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 16/02/2022 22:46

    ore hajvan e kupton qe ceferin e tha qarte qe politika dhe shteti mos ti fusi hundet ne futboll

    Përgjigju
    • Ladi: 18/02/2022 11:59

      E kishte fjalen per politiken o hajvan. Gjykata nuk eshte pjese e saj.

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?