Manfred Weber zgjidhet presidenti i ri i Partive Popullore Evropiane, PD nuk mori pjesë në votim

31 Maj 2022, 21:22| Përditesimi: 31 Maj 2022, 21:47

  • Share

Manfred Weber do të jetë presidenti i ri i Partive Popullore Europiane. Kongresi i PPE që u zhvillua në Roterdam zgjodhi me 89% të votave Ëeber si kreun e ri.

Në fjalimin e tij të parë në kongresin e PPE pasi u zgjodh, Ëeber falënderoi bashkëpartiakët e tij për mbështetjen e tyre dhe besimin që ata i kanë dhënë "një djali nga (qyteti bavarez) Wildenberg", ku, theksoi, se ai u rrit "pa arsim special, pa asnjë titull apo privilegj.”

"Të jemi të sinqertë, nuk jemi në momentin më të mirë të historisë sonë. Si mund të fitojmë votën e të rinjve? Si të bëjmë dallimin midis populistëve të djathtë dhe qendrës liberale? Është një sfidë dhe lufta duhet të fillojë këtu. sot në Roterdam”, tha presidenti i sapozgjedhur i PPE.

Weber zëvendëson polakin Donald Tusk, i cili pas presidencës së tij në Këshillin Evropian (2014-2019) dhe të Partisë Popullore Evropiane (2020-2022) do të kthehet në politikën e vendit të tij përpara zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.

PPE do të zgjedhë gjithashtu 10 nënkryetarët e saj nesër, duke përfshirë spanjollën Esteban González Pons, sekretarin e përgjithshëm dhe arkëtarin e saj.

Partia Demokratike nuk mori ftesë për të votuar në Kongres për presidentin e ri të PPE , kjo për shkak se ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga apeli sa i përket çështjes së kontrollit të PD, duke i hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?