Manfred Tagini: Austriakët ndihmuan
mësimin e shqipes më 1856

3 Nëntor 2012, 12:35| Përditesimi:

  • Share
Manfred Tagini është krenar për faktin se ka një shkollë austriake në Shqipëri. Shkolla austriake "Peter Mahringer" këtë vit nxjerr maturantët e parë. Ai vetë është mësues i gjuhës gjermane dhe koordinator i kësaj gjuhe në shkollën e sipërpërmendur. Ndjenja e krenarisë së Taginit shkon në rrjedhën e arsyes shekullore, kur në vitin 1856 në fshatrat e veriut e sidomos në rrethinat s Shkodrës e të Mirditës nisën hapat e para për "alfabetizmin", siç shprehet ai. Duke iu kthyer arkivave, kjo histori mbi 150-vjeçare e marrëdhënieve nis kur "Konsullata austriake në Shkodër njoftoi ministrinë e saj se që nga viti 1855 ka pasur një shkollë fillore në Shkodër". Fillimisht ajo qe drejtuar më parë nga mësues laikë, por pastaj për t'iu përshtatur edhe nevojave të vendasve u erdhën mësues nga misionarët françeskanë… Manfred Tagini kujton se me mirëkuptimin mes qeverive të kohës erdhën në Shqipëri rreth 1260 mësues legjionarë austriakë". Me kohë u hapën edhe shkolla të tjera të drejtuara nga kleri katolik, veçanërisht nga françeskanët, sepse atyre u qe besuar arsimi në fshat. Këto shkolla u hapën në krahinën e Shkodrës. Por duke qenë nën protektorate të ndryshme, ku herë shfaqeshin shkollat turke, herë austriake dhe italiane, patriotët përpiqeshin për shkollat kombëtare në gjuhën shqipe. Austriakët që s'e pranonin dot lehtë ndikimin e shkollave italiane, përkrahën këto përpjekje. "Në vitin 1888 Italia nisi të hapte 2 shkolla fillore laike në Shkodër, një për djemtë dhe një për vajzat, ku vendosi italishten si gjuhë të mësimdhënies", rrëfen profesor Tagini. Kjo situatë krijonte një reaksion nacionalist, ku u jepte të drejtë austriakëve të ishin më miqësorë me shkodranët dhe mirditorët dhe fretërit e ndritur françeskanë si Ndre Mjeda, Gjergj Fishta, etj. Me këtë histori marrëdhëniesh, Manfred Tagini tregon edhe arsyet pse shkolla austriake u është rikthyer prej 6 vitesh në Shkodër me një traditë të re.

Profesor Tagini, prej sa vjetësh jetoni në Shkodër?

-Kam pesë vjet që punoj në Shkodër në shkollën austriake që është themeluar në vitin 2006, dhe këtë vit kemi maturën e parë që diplomohet.

Çfarë interesi ka pasur historikisht shteti juaj për të hapur shkolla në Shqipëri ?

-Në vitin Austria ka pasur protektoratin e kulturës në Shqipërinë e Veriut, në zonë katolike. Nga viti 1856 ka ekzistuar mundësia që të themelohen këto shkollat fetare. Dhe që ato momente austriakët filluan menjëherë në Veri të Shqipërisë për të mbështetur shkollat katolike. Kjo natyrisht ka qenë një lloj shprehjeje e interesave imperiale, për të siguruar zonën e influencave të tyre, po ka qenë natyrisht një kontribut mjaft i madh, se për herë të parë është bërë e mundur që të kemi alfabetizim edhe në zonat rurale.

Tani kohët kanë ndryshuar, besoj se nuk bëhet më fjalë për protektorate. Pse jeni të interesuar të keni një shkollë austriake në Shkodër?

-Austria ka gjithsej tetë shkolla jashtë shtetit që i mbështet. Natyrisht unë jam krenar që një nga këto shkolla i kemi në Shqipëri. Natyrisht një rol të rëndësishëm ka pasur edhe fakti që kemi pasur ne kemi një marrëdhënie historike me Shqipërinë. Kisha e ndërtuar në vitin 1913, kushtuar Shën Shtjefnit, është bërë me ndihmën financiare të qeverisë austriake. Shumë veprimtari kulturore në Shkodër deri në fillimvitet 1900 janë financuar nga qeveria austriake, duke synuar progresin dhe arsimin e popullsisë.

Por natyrisht që një rol luan që Austria ka bërë investime të mëdha në Shqipëri si ai bankar apo i sigurimeve dhe natyrisht që një shkollë është një disa afatagjtë për investimet që bënë një shet në një vend të caktuar. Dua të them që shkolla në Shkodër është një shkollë profesionale për teknologjinë e informacionit dhe kjo në vetvete luan një rol të rëndësishëm, dhe teknologjia modernë vetvete luan një rol të rëndësishme e. Se natyrisht Shqipëria në tregjet e saj ndërkombëtare ka për të rikuperuar shumë që të jetë sa më konkurrues në këtë treg.

A mund të kthehemi prapa në histori. Si ishin marrëdhëniet e austriakëve me shqiptarët në vitet 1860. Ju thatë se ndryshe nga shkollat italiane, ajo austriake ndihmoi për mësimin e shqipes?

-Natyrisht që politika austriake ka qenë kryesisht e përqendruar në shkollat katolike, ndërsa Italia ka themeluar shkolla shtetërore nëpër qytete kryesisht. Kjo ka pasur konsekuenca të mëdha për Austrinë. Sepse Austria ka arritur të grumbullojë më shumë nxënës sesa Italia. Dhe natyrisht që Austrisë i është dashur të heqë dorë nga disa interesa të vërteta dhe të marrë parasysh të ndante interesat e veta me ato të kishës katolike dhe të merrte parasysh mirë një pjesë të interesave që kishte vetë kisha. Nga pikëpamja e sotme mund të themi që Italia ka pasur një koncept më modern për shkollat, por Austria si një vend i përberë nga shumë popuj ka një koncept më modern për gjuhën. Kur është pyetur se në ç'gjuhë do ta bëjmë arsimin, Austria ka mbështetur gjuhën shqipe dhe jo gjermanishten, ndërkohë që Italia ka qenë për mbështetjen e gjuhës së vetë italiane.

Pra, ju thoni se Italia kishte një lloj protektorati?

-Natyrisht se edhe koha e tregoi. Shkollat austriake duke dhënë mbështetjen e besimit fetar, ishin edhe në mbështetje të popullsisë dhe përkrahjes së interesave kombëtare dhe të gjuhës shqipe. Madje shkollat ndihmonin fretërit edhe për përhapjen e arsimit shqip në zonat rurale, gjë që nuk ka ndodhur me shkollat italiane.

(Intervista u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?