Mandati i Olta Xhaçkës diskutohet te ‘Ligjet’, socialistët kërkojnë që çështja të kalojë edhe një herë Këshillit të Mandateve! Bardhi: Po e zvarrisni

27 Qershor 2023, 19:00| Përditesimi: 27 Qershor 2023, 20:32

  • Share

Çështja e mandatit të ministres së Jashtme, Olta Xhaçka u diskutua sot në Komisionin e Ligjeve. Pala socialiste kërkoi këtë të martë rimarrjen në shqyrtim nga Këshilli i Mandateve.

Ermonela Felaj dhe Klotilda Bushka sugjeruan që vendimet e Gjykatës Kushtetuese që detyrojnë Kuvendin të dërgojë në këtë gjykatë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës t'i dërgojnë për shqyrtim në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve dhe refuzuan propozimin për futjen direkt në seancë plenare të vendimit.

“Dispozitivi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese na kthen në pikën zero, tek Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha Felaj, e cila drejtonte mbledhjen.

Bushka sqaroi procedurën që propozohej prej socialistëve si një detyrim nga rregullorja e Kuvendit.

“Ne bëjmë një raport-opinion për kryetaren e Kuvendit, ku i sugjerojmë që vendimin duhet ta shqyrtojë Këshilli i Rregullores dhe Mandateve”- tha ajo 

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i quajti “pirueta”  propozimet e kolegeve. Ai pretendon se janë duke e zvarritur çështjen.

“Po talleni? Nuk ka 7 organe brenda Kuvendit që marrin në shqyrtim vendimet e Kushtetueses, është vetëm Këshilli i Legjislacionit, i cili ka vendos një praktikë me vendimmarrje për të paktën 3 raste të ngjashme”- tha ai.

Kushtetuesja’ ka shfuqizuar të dyja vendimet e parlamentit edhe atë që miratonte raportin e mazhorancës dhe atë që rrëzonte raportin e opozitës. Ndërkohë që ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të ‘Rithemelimit’ që kërkonin heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Sipas Kushtetueses, kjo çështje do duhej të dërgohej përmes një raporti të shprehur  më parë nga Kuvendi. Kështu që mandati i Xhaçkës do të kthehet edhe një herë në Kuvend dhe me këtë vendim të Kushtetuese, Kuvendi është i detyruar që ta çojë për shqyrtim mandatin e Xhaçkës.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?