Mandati i Kapllanajt, përplasja e
KQZ e PS për zbardhjen/ Debati
Kapllanaj i shpëtoi filtrit të parë

15 Nëntor 2017, 19:46| Përditesimi:

  • Share
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas akuzave  të PS për tjetërsim të vendimit për Agron Kapllanajn, që është kryebashkiak i Mallakastrës. PS pretendon se nuk është zbardhur korrekt procesverbali i mbledhjes, madje këtë moszbardhje fjalë për fjalë të vendimit e quan vepër penale nga ana e kreut të KQZ.

Në mbledhje u votua për; Rrëzimin e propozimit të dy anëtarëve të KQZ për ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Agron Kapllanajt (sikur thotë fjalë për fjalë Zguri në momentin e votimit).

Ndërkohë që në vendimin e zbardhur thuhet KQZ vendosi; Vazhdimin e mandatit të Agron Kapllanjt. Edhe pse në thelb nuk ndryshon asgjë në ngarkim të Kapllanajt, PS e cilëson falsifikim, pasi sipas tyre është tjetërsuar ligjërata duke kërkuar shkarkimin e tij.

Por, KQZ thotë se deri tani nuk ka ende vendim të zbardhur për cështjen dhe përgjegjëse është administrata dhe jo kryetari për zbardhjen, por n/ kryetari Denar Biba ka publikuar në Facebook dokumentin, procesverbalin duke e cilësuar falsifikim.

Reagimi nga KQZ
”Akti qe nuk ekziston nuk falsifikohet dot”

Dje media e interesuar shqiptare zbuloi te verteten rreth akuzes publike te perhapur nga zyra e grupit parlamentar te Partise Socialiste per gjoja “fshehjen” e praktikes Kapllanaj nga ana e Kryetarit te KQZ-se, duke bere nje verifikim te thjeshte ne zyren e protokollit te KQZ-se.

Verifikimi me protokollin e Administrates sone provoi se praktika ne fjale eshte percjelle nga kryetari per veprim ne kohe rekord. Akuza per “fshehje” u provua dje se ishte furtune ne gote.  Sot ne “goten” e KQZ-se shpertheu “furtuna” e radhes, akuza per fallsifikim te vendimit te KQZ-se per ceshtjen Kapllanaj, perseri nga ana e Kryetarit.

Kete prononcim publik, e bej per te sqaruar dy fakte te thjeshta juridike:
1. Kryetari i KQZ-se nuk ka detyre, nuk kryen, nuk merr pjese dhe nuk drejton zbardhjen e akteve te KQZ-se. Zbardhja e akteve eshte detyre e administrates, eshte proces teresisht teknik dhe reflekton besnikerisht debatin dhe qendrimet e shprehura dhe te dokumentuara ne mbledhjen e KQZ-se;

2. Deri ne momentin e kesaj deklarate nuk ka ende vendim te zbardhur per ceshtjen ne fjale. Akti qe nuk ekziston nuk fallsifikohet dot. Edhe kjo eshte nje e vertete e thjeshte per tu kuptuar.

3. Lidhur me draft vendimin ka debat midis anetareve persa i perket permbajtjes, sepse anetaret nismetare kerkojne qe vendimi te reflektoje vetem arsyetimin e tyre dhe voten kunder te shumices, kurse nje pjese e anetareve qe kane votuar kunder kerkojne qe vendimi te reflektoje arsyetimin e shumices. Ky eshte debat i brendshem banal, i cili sa here ndodh zgjidhet me qetesi dhe ne fryme bashkepunimi.  Per fat te keq, qetesia dhe fryma e bashkepunimit kane marre arratine qe diten qe KQZ-ne e hodhen ne syrin e ciklonit politik.

Reagimi i Denar Bibës
Projekt-vendimi qe na u soll sot per firme, eshte i firmosur nga 3 anetare dhe Kryetari i KQZ.

Projekt-vendimi paraqet rrethana dhe vendimmarrje qe nuk kane ndodhur, nuk jane marre apo votuar ne ndonje mbledhje te KQZ, ndaj edhe u denoncua sot publikisht si akt qe tenton te fallsifikoje vendimmarrjen e dates 03.11.207.

Por per fat mbledhjet e KQZ jane te regjistruara dhe me ze e figure del qarte se cili ishte rezultati i vertete i mbledhjes se dates 03.11.2017.

Cdo perpjekje per nje paraqitje ireale te rrethanave dhe votimit e vendimit te asaj mbledhje eshte pa asnje dyshim fallsifikim dhe passjell pergjegjesi penale. Seriozisht i ftoj koleget e KQZ te mos shtyhen me tej ne kete marrezi!

bibaaaaa

Dokumenti i publikuar nga Denar Biba


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?