Mandati i Kapllanajt, Ferhati:
KQZ shkeli ligjin, kemi prova

15 Nëntor 2017, 16:23| Përditesimi:

  • Share
Deputetja PS-së Klotilda Ferhati,  me anë të një deklarate për mediat ka thënë se  Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve ka shkelur të gjithë rregulloret në lidhje me drejtuesin e Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj për të mos i hequr mandatin pasi kishte probleme me dekriminalizimini, pasi sipas saj, ai rezultoj të jetë me probleme.

"Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste "Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj", pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje"-theksoi ajo

Ajo tha para mediave së ka prova me audio dhe video që në datën 3 nëntor 2017, është marrë vendimi për të mos u hequr mandatet respektive duke shkelur rregulloren dhe ligjet.

Sipas saj kërkesa e mazhorancës për të kërkuar shkarkimin e kreut të KQZ, Klement Zguri,  është plotësisht e drejtë, pasi ai nuk doli përtej të shkuarës së tij partiake. Ajo tha se ky veprim nga ana e KQZ,është një paligjshmëri totale, e cila plotëson kushtet për t’u trajtuar si vepër penale.

"Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit"-u shpreh ajo.

VIDEO/ Deklarata e plotë e deputetës së  PS Klotilda Ferhati

Deklarat e plotë e Klotilda Ferhatit:

Jam këtu për të denoncuar thellimin e skandalit të shkeljeve të ligjit nga KQZ.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, i mbështetur nga anëtarët e tjerë të KQZ të zgjedhur nga opozita vazhdojnë të thellojnë paligjshmërinë në vendimmarrjet e këtij institucioni.

Konkretisht, nga ana e këtyre individëve, me funksionet e tyre publike, është përgatitur dhe firmosur një vendim i cili nuk është marrë formalisht në mbledhjen publike të KQZ, të datës 03 Nëntor 2017.

Kujtojmë se ajo mbledhje u thirr me kërkesë të dy anëtarëve Denar Biba e Bledar Skënderi, me propozimin që KQZ të merrte në shqyrtim e të vendoste "Shpalljen e pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të Kryetarit të Bashkisë Mallakastër, z. Agron Kapllanaj", pasi në çastin e marrjes së mandatit Agron Kapllanaj gjendej në kushtet e ndalimit të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin si i dënuar për vjedhje.

Propozimi i dy anëtarëve të KQZ u rrëzua në KQZ me 4 vota kundër, duke mos patur vendimmarrje nga KQZ për këtë çështje.

Sot shumica e anëtarëve të KQZ, duke fallsifikuar krejtësisht çfarë ndodhi në mbledhjen e KQZ të datës 03.11.2017, kanë dalë me një vendim shumice të kësaj date, i cili nuk është marrë fare në atë mbledhje.

Sipas këtij vendimi, KQZ paska vendosur "Vazhdimin e mandatit të z. Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër".

Kjo lloj vendimmarrjeje jo vetëm që nuk ka asnjë bazë ligjore, por çfarë është më e rëndësishmja nuk është marrë formalisht në asnjë mbledhje të KQZ. Kjo situatë është një fallsifikim i asaj çfarë ndodhi në mbledhjen publike të datës 03.11.2017, për të cilën ne disponojmë edhe regjistrimin audio. Në sekondën 17 të materialit del qartë se çfarë vendimi u mor në atë mbledhje të KQZ, dhe se si po përpiqet shumica e anëtarëve të KQZ të falsifikojë atë vendimmarrje.

Më poshtë draft-vendimi i propozuar nga anëtarët BIBA e Skënderi dhe vendimi i shumicës së KQZ.

Ky veprim i sotëm i shumicës së anëtarëve të KQZ, totalisht në kundërligjshmëri, përveçse përbën shkak për përgjegjësi penale, na forcon edhe më shumë bindjen se kërkesa jonë, drejtuar kryetarit të Kuvendit për shkarkimin e kryetarit të KQZ Klement Zguri, është mëse e drejtë dhe e bazuar në kushtet kur z. Zguri nuk arriti të ngrihet mbi të kaluarën partiake, duke humbur kështu edhe besimin e investuar për të në marrëveshjen politike të 18 Majit.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?