Kryeministri Edi Rama

Mandatet e PS-së me sistemin e ri elektoral

6 Tetor 2020, 18:28| Përditesimi: 6 Tetor 2020, 18:31

  • Share

Edi Rama nuk këmbënguli kot që koalicionet shumë-listore (të tipit lokomotivë me shumë vagona të vegjel pas) të hiqeshin nga Kodi zgjedhor. Një sistem elektoral që lejon vetëm koalicione një-listore (jo shumë-listore) i vjen për shtat Ramës, sepse edhe me 45% të votës popullore (nga 48.2% që mori PS-ja më 2017), PS-ja mund të sigurojë 71 mandate.

Në fakt, bazuar në sondazhin më të fundit FBA (https://followbusinessalbania.com/fba-poll-ps-53-1-the-rest-46-9-eduard-zaloshnja-from-a-poll-commissioned-by-follow-business-albania-with-2200-interviewees-interviews-face-to-face-in-the-field-and-with-phone-cellular-calls/), PS-ja në fund të shtatorit do të merrte 53.1% të votës popullore (nqs zgjedhjet do të sishin zhvilluar në fund të shtatorit).

Dhe duke përdorur të dhënat e hollësishme të atij sondazhi, për një analizë statistikore me 100 mijë simulacione, më rezultoi se në pothuaj 80 mijë simulacione, PS-ja do të kishte marrë 72-74 mandate në shtator, sipas sistemit të ri elektoral (shihni grafikun shoqërues).

Seç do të ndodhë deri më 25 prill, mbetet për t’u parë, por fillimisht të presim nëse Rama do të ndryshojë mendje pas kthimit në Kuvend të Kodit Zgjedhor nga Presidenti Meta (e sigurtë) dhe trysnisë së kancelerive perëndimore për rikthimin e koalicioneve shumë-listore (s’i dihet)…

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 07/10/2020 03:23

    Po pensinistat qe marin 120 - 150 mij ca te Marin noc rrokun????????????????? Ska mjek qe te mos mar 50 mij lek ne diten me te te keqe ose ndryshe ste vjen te te shohi njeher . Edhe mesuesit gjynah lodhen!!!!!!!!!!!!!!me 3-4 ore pun ne dite dhe 4 muaj pushime ne vit. BUKUR!!!

    Përgjigju
  • Po: 07/10/2020 00:31

    Arsimi vleresohet shumë pak. Dikush thot qe mesuset paguhen kot por nuk e dine stresin qe ne kalojmë me 20-25 nxenes ne klas dhe me shumë përgjegjësi te madhe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?