Fusha ku do kryhet trajnimi

Manchester City sjell eksperiencën në Shqipëri, praktika me trajnerët e Tiranës dhe Durrësit

21 Shkurt, 12:42| Përditesimi: 21 Shkurt, 12:47

  • Share

Projekti i klubit të Manchester City-t për Shqipërinë, në bashkpunim me qeverinë shqiptare, po nis të marrë formë. Të enjten në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’, akademia e ‘Dyrrah City-t’, do të organizojnë një trajnim për trajnerët e akademive të futbollit të zonës së Tiranës dhe Durrësit të grupmoshave nga 9-11 vjeç, ku do të prezantohen me filozofinë dhe praktikat e trajnimit të klubit gjigand anglez, njëkohësisht kampionët e Europës në fuqi.

Ky trajtim do të nisë fillimisht me bazë teorike, ku trajnerët do marrin këshillat e tyre mbi lojën që praktikohet në akademinë e Manchester City-t. Më pas do ketë një seancë demonstrative në fushën e lojës, për të kuptuar më qartë atë që synon të arrijë klubi anglez.

Manchester City është një klub që përtej trofeve dallohet shumë edhe për mënyrën e lojës. Jo më kot në drejtimin e këtij klubi është një nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit si Manchester City.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?