Sport

Manchester City 'prek' finalen e Champions, mund 2-1 PSG! De Bruyne-Mahrez 'pushtojnë' Parisin (VIDEO)

29 Prill 2021, 10:52| Përditesimi: 29 Prill 2021, 12:47

  • Share

Manchester City ka fituar aktin e parë të gjysmëfinaleve ndaj PSG dhe “prek” finalen e Champions League. De Bruyne-Mahrez “pushtojnë” Parisin dhe bëjnë që Pep Guardiola të triumfojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale si trajner i Cityt. Pjesa e parë u dominua nga vendasit që kaluan edhe në avantazh me golin e mbrojtësit brazilian Marquinhos në minutën e 15-të por anglezët përmbysën gjithçka në 45 minutat e dyta duke dalë në lojën e tyre. Kapiteni De Bruyne barazoi shifrat në minutën e 65-të duke surprizuar edhe portierin vendas Keylor Navas.

 Ndërsa goli i fitores erdhi pak minuta më vonë me algjerianin Mahrez që shënoi golin e fitores. Triumf i rëndësishëm që e afron Cityn me finalen e madhe të Stambollit por gjithçka do vendoset të martën e ardhshme në Manchester ku çdo gjë mund të ndodhë. Finalisti tjetër do dalë nga çifti Chelsea- Real Madrid./ Përgatiti Andi Kapxhiu 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?