Haaland feston dopietën

Manchester City mposht 0-2 Tottenhamin dhe 'prek' titullin e Premier League, Spurs zyrtarisht jashtë Champions League

14 Maj, 22:58| Përditesimi: 15 Maj, 06:08

  • Share

Manchester City fitoi 0-2 kundër Tottenham në Londër edhe është me "një dorë" te titulli kampion për të katërtin vit radhazi në Premier League. Haaland me dopietë bëri që Tottenham zyrtarisht të jetë jashtë Champions League për edicionin e ri.

Në Londër ndeshja nisi me skuadrat të kujdesshme. Dueli i prapambetur për raundin e 34-t u zhbllokua nga Haaland në minutën e 51. Sulmuesi nuk gaboi pas asistit të De Bruyne dhe me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të tundte rrjetën.

Në minutën e 69 City u detyrua të bënte një zëvendësim të detyruar, me portierin Ederson që doli i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Ortega. Pikërisht ky i fundit bëri heroin e "Qytetarëve" duke ndalur Son në një aksion "tek për tek", me pritjen me këmbë që ishte deçizive në minutën e 85-të.

Në shtesën e parë sërish Haaland ktheu në gol një penallti të fituar nga Doku, duke bërë që pas javës së 37-të Man. City të rikthehet në krye të Premier League me 88 pikë, dy më shumë se Arsenali.

Do jetë e diela e 19 majit kur Premier League do zhvillojë javën e fundit të sezonit, atë të 38-të dhe Manchester City duhet të fitojë në shtëpi kundër West Ham për të mbrojtur titullin kampion, teksa Arsenal duhet të shpresojë në "një nder" nga West Ham dhe të fitojë kundër Everton për të fituar trofeun e Premier League. Dukshëm City është me "një dorë" te titulli kampion.

Nga Premier League zyrtarisht në Champions League për sezonin e ri do marrin pjesë ekipet e Man. Cityt, Arsenalit, Liverpoolit dhe Aston Villas.

Renditja e Premier League pas javës së 37-të:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?