E bujshme! Manchester City i Pep Guardiolës përjashtohet nga Champions League

14 Shkurt 2020, 19:46| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 20:03

  • Share

UEFA ka përjashtuar Manchester City nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe e ka gjobitur me 30 milionë euro për shkak të thyerjes së rregullave financiare. Vendimi është zyrtarizuar pasditen e sotme nga UEFA. Përjashtimi nuk bëhet këtë vit, por nisur nga edicioni i ardhshëm 2020-21 dhe 2021-22. UEFA akuzon klubin anglez për mungesë transparence dhe sponsorizime me origjinë të dyshimtë, pasi ishin të lidhura me kompani të kontrolluara nga pronari i saj, sheiku Mansour bin Zayed. 

Pas vendimit, Manchester City reagoi duke paralajmëruar ankimimin e vendimit. "Në Dhjetor 2018, UEFA-s parashikoi publikisht dënimin e Manchester Cityt, madje para se të fillonte çdo lloj hetimi. Në thelb, është një rast i iniciuar nga UEFA, i përpunuar nga UEFA dhe i gjykuar nga UEFA. Klubi do të përpiqet të sigurojë një gjykim të paanshëm me shpejtësinë maksimale prandaj, do të fillojë procedurat për në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv sa më shpejt që të jetë e mundur" thotë klubi anglez.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?