Manastirliu: Zgjerohet fasha orare e vizitave në qendra shëndetësore! Pas 11 majit, faze e dytë e hapjes së sistemit shëndetësor

6 Maj 2020, 12:57| Përditesimi: 6 Maj 2020, 17:42

  • Share

TIRANË-  Hapja e sistemit shëndetësor do të jetë me faza. Duke filluar nga kjo javë e në vazhdim do të hapen fashat orare të vizitave në qendra shëndetësore dhe poliklinika, në parametra dhe protokolle sigurie për respektimin e distancimit fizik, për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve dhe personelit shëndetësor nga përhapja e COVID19”.

Nga Polikilinika e Specialiteteve nr. 3 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se do të nisë plani i hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe të specializuar, por do të vijojë të rekomandohet për të sëmurët kronikë të shmangin sa më shumë të jetë e mundur kontakti me institucionet shëndetësore.

“Asnjëherë sistemi shëndetësor nuk ka qenë i mbyllur, përkundrazi, për të gjitha urgjencat dhe nozologjitë që kanë kërkuar trajtim, sistemi shëndetësor është përgjigjur në kohë dhe me cilësi për qytetarët. Sistemi shëndetësor do të hapet me faza dhe do të fillohet me planin e hapjes së vizitave në kujdesin parësor dhe specialistik, ndërsa për konsultat apo ndërhyrjet kirurgjikale do të jetë një fazë e mëtejshme”, tha Manastirliu.

Sipas Ministres së Shëndetësisë, fillimisht do të vlerësohet pas datës 11 Maj, do të vlerësohet hapja e mëtejshme e sistemit shëndetësor.

“Pasi të vlerësohet kjo periudhë dy javore se si do të shkojë epidemia, Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vlerësojë për fazat e mëtejshme të hapjes së sistemit shëndetësor. Për ne ka rëndësi mbrojtja e shëndetit të qytetarëve dhe stafeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Aktualisht të gjithë strukturat shëndetësore po përgatiten me vendosjen e masave të sigurisë, në zbatim të protokollevem, duke respektuar masat e distancimit, kushtet e higjienës dhe këto do të monitorohen rregullisht. Ministrja e Shëndetësisë tha se do të vijojnë vizitat dhe konsultat online edhe gjatë kësaj periudhe. Që nga fillimi I epidemisë, janë kryer 106 mijë vizita online dhe 7700 konsulta të specializuara tek mjekët.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 06/05/2020 13:58

    Zonja ministre kemi vite qe punojme per te ngritur nje aktivitet, prandaj ju lutem mos beni diferenca ne startin e hapjes. Çfar diference ka qendra tregetare me restorantet? Pse kto mund te hapen me pare? Apo aty jane peshqit e medhenj.

    Përgjigju
    • O Edi: 06/05/2020 15:44

      Po ti e di ahume mire o shok kush ja financon fushatat ketyre.

  • azizi: 06/05/2020 13:39

    O zonje po qarkullimin e lire per te zhbllokuar ekonomine kur do e hapesh? Na duhen leke per te koruptuar mjeket, infermieret dhe pastruset e sistemit shendetesor,ndryshe sna prekin me dore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?