Manastirliu thumbon opozitën, tregon punën e mjekëve: Sfidojnë lodhjen dhe fyerjet e atyre që për fat nuk i ka rënë radha të marrin shërbim në spitalet COVID

3 Dhjetor 2020, 19:18| Përditesimi: 3 Dhjetor 2020, 19:23

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu duke treguar me foto punën  e palodhur të mjekëve që bëhet në të 4 spitalet COVID, nuk ka hezituar të thumbojë opozitën me deklaratat e atyre akuzuese në lidhje me pandeminë dhe bluzave të bardha.

Manastirliu shkruan se bluzat e bardha sfidojnë lodhjen edhe ngarkesë dhe ndonjëherë edhe fyerjen e të tjerëve që fatmirësisht nuk kanë marrë kujdesin e tyre pasi nuk kanë pasur nevojë të shtrohen në spitalet COVID.

Në fund Manastirliu thekson se mjekët e infermierët kanë mirënjohjen e atyre që kanë fituar betejën me COVID-19 dhe gjithë popullit shqiptar.

"Stafet tona mjekësore në Covid 1, Covid 2, Covid 3 dhe tani në Covid 4 janë në krye të detyrës. Sfidojnë sëmundjen, lodhjen, ngarkesën, vështirësinë, zhurmën, ndonjëherë fyerjet e kujt për fat, nuk i ka rënë radha të marrë shërbimin prej duarve të tyre. Por kanë falënderimet prej zemrës së kujtdo që, falë përkushtimit të tyre, ia ka dalë të fitojë në luftën për jetën. Kanë mirënjohjen e një populli", shkruan Manastirliu

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?