Kronikë

Manastirliu publikon pamje nga laboratori i ri në QSUT: Zgjerohet gama e analizave falas! Mjekët: Standardet më të larta për pacientët, diagnozë më e saktë

18 Qershor 2021, 10:06| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 10:12

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerts Manastirliu ka publikuar pamje nga laboratori i ri i QSUT.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ministrja shprehet se u zgjerua gama e analizave falas, të cilat janë edhe në standardet më të larta për pacientët.

Ajo shton se po e njëjta cilësi do të jetë në 18 spitale, me ngritjen e rrjetit supermodern të laboratorëve publikë.

Në videon e publikuar ku janë paraqitur pamje nga laboratori i ri kanë folur edhe disa prej mjekëve të cilat janë shprehur se një laborator modern bënë një diagnozë më të saktë dhe më të shpejtë.

“Një cilësi e lartë që sigurohet falë investimeve teknologjike në teknologjinë avangarde dhe njëkohësisht investimit në informatizimin e plot të sistemit. Ne sot kemi sistemin lis, një sistem i përparuar përmes së cilit regjistrojmë të gjithë informacionin dhe depozitojmë të gjithë informacion duke pasur edhe të gjithë historikun e pacientit”, shprehet një mjeke.

“Çdo investim në laborator, çdo investim në diagnostik është një benefit i jashtëzakonshëm sepse 70% deri në 80% e vendimmarrjes mjekësore varet nga testet laboratorike, ndaj ato janë një benefit i jashtëzakonshëm për një diagnozë sa më të saktë dhe më të shpejtë.”, shprehet një tjetër.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?