Manastirliu publikon mesazhin e Silva Binos: Virusi nuk ka ikur, duhet të jemi më të kujdesshëm (VIDEO)

5 Maj 2020, 09:50| Përditesimi: 5 Maj 2020, 11:24

  • Share

Tashmë masat kufizuese janë lehtësuar, por mesazhet e autoriteteve për qytetarët janë që të jenë më të kujdeshëm, pasi virusi ende nuk është zhdukur.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në Facebook, videomesazhin e mjekës Silva Bino, sipas së cilës qyteëtarët duhet të jenë më të përgjegjshëm për sjelljet individuale.

Mesazhi i Silva Binos i publikuar nga ministrja Ogerta Manastirliu

"Kam një mesazh për të gjithë qytetarët, pasi jemi në fazën e hapjes, lëvizjes dhe të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm. Virusi nuk është zhdukur, as nga Shqipëria, as nga Evropa dhe as nga bota. Virusi qarkullon dhe kjo është një arsye për të cilën duhet të jemi të kujdesshëm. Pavarësisht se dalim, duhet të jemi të përgjegjshëm për sjelljen tonë, pasi sjellja individuale është shumë e rëndësishme në këtë fazë.

Faza që kaloi na ndihmoi të zbusnim kurbën e sëmundjes, na ndihmoi që të mos kishim një ritëm të lartë të sëmundjes, të përhapjes së sëmundjes, por aktualisht ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe gjithë atë muaj të sakrificës ta kemi në favorin tonë.

Për këtë, janë sjelljet e qytetarëve, që duhet të jenë sa më të përgjegjshëm, pra të mos përqafohen, të mos shtrëngojnë duart, por të ruajnë një lloj distancë me njëri-tjetrin, pasi virusi mund të transmetohet gjatë përqafimeve, gjatë prekjes së duarve apo objekteve. Pra ruajtja e distancës, higjiena, mbajtja e maskës në mjedise të grumbulluara, në markete apo në dyqane të vogla që kanë mbi dy veta, kjo do të na ndihmonte të ruanim veten dhe personat e tjerë".

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?