Manastirliu publikon foto pranë dy portierëve: Siç ata kanë fituar shumë finale, PS do fitojë finalen për mandatin e tretë

18 Shkurt 2021, 21:31| Përditesimi: 18 Shkurt 2021, 21:33

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar mbrëmjen e sotme një foto përkrahë dy portierëve të njohur, Alban Hoxha të Partizanit dhe Ilion Likës të Tiranës.

Ajo shkruan se njësoj siç Ilioni dhe Albani kanë fituar shumë finale në karrierën e tyre, edhe ekipi i PS-së do fitojë finalen e madhe për mandatin e tretë.

Postimi i plotë:

Derbi i kryeqytetit ka qenë gjithmonë plot emocione, edhe për shkak se portat respektive janë mbrojtur nga dy portierë të mrekullueshëm, si Ilion Lika i Tiranës dhe Alban Hoxha i Partizanit. Siç Ilioni dhe Albani kanë fituar shumë finale në karrierën e tyre, edhe Ekipi i PartisëSocialiste do të fitojë finalen e madhe për mandatin e 3 me 25Prill, për të bërë akoma më shumë seç është bërë në këto 8 vjet për sportin dhe sportistët. Ska Kohë Për Pushim PS Njësia 9 Punë Jo Gjumë

 

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku Sufes: 19/02/2021 22:24

    Po po

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?