Drejtoresha e ISHP-së, Silva Bino dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Kronikë

Manastirliu: Nëse jeni mbi 18 vjeç, nga sot mund të aplikoni në portalin e-Albania për t’u vaksinuar kundër COVID

27 Qershor 2021, 11:19| Përditesimi: 27 Qershor 2021, 15:37

  • Share

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se nga dita e sotme nisin aplikimet në portalin e-Albania për t’u vaksinuar kundër Covid, duke filluar nga grupmosha mbi 18-vjeç. Manastirliu thotë se më shumë se 935 mijë vaksinime anti-COVID janë kyer deri tani, teksa do të intensifikohet ky proces në sezonin e verës.

“Nga sot mund të aplikoni në portalin e-Albania për t’u vaksinuar pa dallim mbi 18 vjeç, në ditët e hapura të vaksinimit në datat 29-30 qershor. Më shumë se 935 mijë vaksinime anticovid janë kryer deri tani, teksa do ta intensifikojmë këtë proces jetik në sezonin e verës, që është koha më e mirë për shtrirjen e vaksinimit masiv . Vaksinimi anticovid në Vlorë”, shkruan Manastirliu në rrjetin social “Facebook”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?