Dozat e vaksinave

Kronikë

Manastirliu: Mbërrijnë 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, mirënjohje qeverisë greke për mbështetjen

14 Qershor 2021, 11:11| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 11:20

  • Share

Kanë mbërritur në Aeroportin Nënë Tereza 20 mijë doza të vaksinës Astrazeneca, dhuratë e  qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. 

Vaksinat u pritën në aeroport nga zëvendësministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini dhe ambasadorja e Greqisë Sofia Philippidou.

Lajmin e mirë e ka bërë me dije ministrja e shëndetësisë, Ogerta Mnastilriu përmes një postimi në rrjetin e saj social e cila ka shprehur mirënjohjen Greqisë për mbështetjen, duke shtuar se qeveria shqiptare do të vijojë angazhimin pa u ndalur me planin e vaksinimit për mbrojtjen e jetës së çdo qytetari.

Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 956,250 doza të vaksinës anti-COVID dhe janë kryer në total 836,430 doza, prej tyre 332,173 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës ndaj COVID19.

Në fillim të muajit, qeveria greke premtoi se do të dhuronte 20 mijë vaksina kundër COVID-19 për Shqipërinë dhe 20 mijë për Maqedoninë e Veriut.

Në po të njëjtën ditë, edhe Bullagaria ka premtuar se do të dhurojë 150 mijë doza të AstraZenca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria, por ende nuk dihet specifikisht koha në të cilën këto doza do të mbërrijnë në vend.


Lajmi kryesor:

Mbërrijnë në Rinas 11,700 vaksina Pfizer kundër COVID, Rama: Në total mbi 967 mijë


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?