“Vërtet një volum i madh pune që është duke u bërë dhe që nga pikëpamja e sipërfaqjes është shumë më e madhe se sa Pediatria e re që ne kemi inaguruar. Jam e bindur që brenda këtij viti do t’a finalizojmë pjesën infrastrukturore të punimeve të këtij spitali, e më pas, do të fillojmë edhe më të gjithë ato element, të cilët i përkasin mobilimit spitalor dhe aparaturave të nevojshme, për të garantuar shërbimet, siç janë shërbimet e gastrohepatologjisë, pneumologjisë, onko-hematologjisë pediatrike, dializës dhe nefrologjisë, dhe të gjithë shërbimet që ofrohen në këtë spital, të kenë kushte fantastike të ofrimit të shërbimit”- tha Ministrja Manastirliu.
Gjatë inspektimit në Pediatrinë e Tiranës, Ministrja Manastirliu foli edhe për projektet e reja që do të nisin së shpejti në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
M.T/ReportTv.al“Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ po kalon në një fazë transformimi rrënjësor. Ne pritet që për pak ditë të fillojmë rehabilitimin e një prej spitaleve, të cilët janë në zemër të shërbimit kirurgjikal, që është pikërisht Spitali i Kardiokirurgjisë dhe brenda këtij viti, do të nisim punimet dhe për Spitalin Psikiatrik në QSUT”-tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me ndërtimin e spitalit të ri me tre shërbime të rëndësishme, siç janë Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit për ndërhyrjet kirurgjikale infantile, ka vijuar faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e plotë të Pediatrisë së Përgjithshme. Faza e dytë e këtij projekti do të mundësojë të gjithë rehabilitimin dhe përforcimin nga themelet të të gjithë strukturës të Pediatrisë së Përgjithshme, ku janë 120 shtretër dhe përfshihet shërbimi i onko-hematologjisë, dializës, pneumologjisë, etj. Me përfundimin e fazës së dytë kompletohet i gjithë korpusi i Spitalit Pediatrik në QSUT.