Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Kronikë

Manastirliu: 192 mijë qytetarë kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID! Rreth 640 mijë vaksinime

14 Maj 2021, 09:12| Përditesimi: 14 Maj 2021, 10:02

  • Share

Që prej fillimit të fushatës së vaksinimit në Shqipëri janë kryer 638,338 vaksinime kundër COVID, ndërsa deri më tani 192 mijë qytetarë që kanë marrë të dyja dozat. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

 “Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan ministrja.

Qeveria ka shpallur objektivin për të vaksinuar 1 milionë qytetarë brenda muajit qershor. Çdo javë do të vijnë vaksina antiCOVID sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave të siguruara në mënyrë që të arrihet sa më shpejt kryerja e 1 milion vaksinimeve në të gjithë vendin. Kroacia mori dje vendimin për të dhuruar 20 mijë doza vaksine kundër koronavirusit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Secili shtet do të marrë nga 10 mijë doza, ndërsa vendimi u mor nga Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlic. Vijimi i procesit të vaksinimit masiv do të sjellë edhe një sezon turistik më të lehtësuar. Njëkohësisht edhe shifrat ditore të COVID kanë shënuar ulje drastike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?