Manastirliu: 1600 mjekë familje telekonsulta, do të ndjekin online ecurinë e pacientëve me COVID-19

6 Prill 2020, 15:27| Përditesimi: 6 Prill 2020, 17:16

  • Share

TIRANE-Mjekët e familjes do të ndjekin pacientët me COVID-19 që ndodhen në kushte shtëpie. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u  shpreh nga qendra shëndetësore nr. 5 në kryeqytet se mjekët e familjes kanë kryer mbi 40 mijë konsulta online me të sëmurët kronikë për barnat e rimbursueshme, etj.

"Telekonsultat janë duke u kryer në të gjitha qendrat dhe po ndihmojnë mijëra qytetarë, qoftë për barnat e rimbursueshme, por edhe për telekonsultat ku mjekët janë duke i kryer cdo ditë. Parapërgatitja ka filluar edhe përsa i përket rolit të mjekut të familjes në trajtimin e pacientëve që janë konfirmuar si të prekur dhe janë me simptoma të lehta dhe të moderuara. Kjo është një luftë, prandaj të gjithë batalionët duhet të jenë në vijën e parë, ashtu si i gjithë sistemi spitalor. Janë 1600 mjekë të familjes në konsulta online, por edhe asistencës dhe regjistrimit të të prekurve.

Këtë rol mjeku i familjes e ka marrë dhe do ta ketë edhe në vijim. Në kartelën e referimit elektronik të shtojmë kategorinë e të prekurve nga COVID dhe të kemi një informacion që vjen nga shumë burime. Të gjitha do të vendosen në këtë sistem dhe mjeku i familjes në kohë reale do të jetë i informuar që qytetari që ka në përgjegjësi është i prekur nga COVID dhe duhet ta ndjekë nga telekonsulta. Duhet të futemi në fazën e dytë të strategjisë nga mjekët e familjes, që do të thotë se është një asistencë për të prekurit apo dyshuarit, për t'u dhënë një këshillë" tha ministrja.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?