Manaj si në ëndërr/ Barazim në Valencia-Atletico Madrid, Dortmundi goleadë për vendin e dytë

15 Shkurt 2020, 09:39| Përditesimi: 15 Shkurt 2020, 10:14

  • Share

Vjen edhe moment i Rey Manaj. Sulmuesi shqiptar është gati të bëjë edhe debutimin me fanellën e ekipit të parë të Barcelonës në një ndeshje të La Ligas. Trajneri Quique Setien e ka grumbulluar sulmuesin lushnjar mes 18 futbollistëve që do të përballen me Getafen në ndeshjen e kësaj të shtune. Manaj mund të bëhet i pari shqiptar që të luajë në “Camp Nou” dhe të plotësojë ëndrrën e tij. 

Barazim spektakolar në ndeshjen hapëse të javës së 24-të në La Liga.Valencia- Atletico Madrid në “Mestalla” u mbyll në barazim 2-2 me madrilenët që morrën dy herë avantazhin por nuk e ruajtën dot. Marcos Llorente kaloi ekipin e Simeones në avantazh por barazoi Gabriel Paulista për vendasit. Thomas Partey në fundin e pjesës së parë shënoi sërish për Atleticon por kur kishte kaluar një orë lojë barazoi Kondogbia dhe ekipit ndanë nga një pikë në prag të ndeshjeve në Champions.

Ndërsa në Bundesligën gjermane Borussia Dortmund lë pas krahëve humbjen ndaj Leverkusen dhe fiton me goleadë 4-0 ndaj Eintracht Frankfurt duke i lëshuar një sinjal shumë të fortë Byernit të Mynihut dhe Lajpcigut. Dortmundi morri vendin e dytë në renditje ndërsa fraksionin e parë e mbyllën në avantazh 1-0 me golin e Piszczek.  Në pjesën e dytë shënuan Sancho, Guereiro dhe u rikthye tek goli edhe Haaland që numëron 8 gola në 5 ndeshje në Bundesligë./Nga Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?