Sport

Manaj nuk ndalet, tjetër gol me Barcelonën! Mediat spanjolle: Koeman i kërkon presidentit qëndrimin e shqiptarit

25 Korrik 2021, 13:48| Përditesimi: 25 Korrik 2021, 14:25

  • Share

Rei Manaj, futbollisti i kombëtares që ndeshjet e fundit po aktivizohet me ekipin e parë të Barcelonës, ka realizuar një tjetër gol me katalanasit pas tre të tjerëve në ndeshjen me Gimnastic.

Së fundmi sulmuesi 24-vjeçar realizoi golin e dytë në fitoren 3-1 që Barcelona mori kundër Gironas. Lushnjari konkretizoi siç duhet një top të futur në zonë nga Mortimer, duke arritur në kuotën e katër golave në dy ndeshje që është aktivizuar me ekipin e parë.

Për rrjedhojë mediat spanjolle kanë shkruar sot se trajneri Koeman i ka kërkuar klubit të ndryshojë planet për Manajn. Holandezi kërkon që shqiptari të qëndrojë në skuadër si zëvendësues i Aguerros, në një kohë kur Griezman, Coutinho dhe Braithëaite kanë dalë në shitje.

 

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shko në Itali: 26/07/2021 11:19

    Me mirë te luaje cdo jave në Itali sesa në stol! Duan ta djegin si lojtar spanja kete duke e mbajt kot rezerve por eshte lojtar që meriton luaje cdo jave prandaj në italia duhet një sulmues si Ky!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?