Festa e Haaland

Man. City është tjetër nivel, fiton 1-3 me Young Boys në Zvicër dhe prek kualifikimin (VIDEO)

25 Tetor 2023, 23:04| Përditesimi: 25 Tetor 2023, 23:06

  • Share


Manchester City ka marrë tri pikët e radhës teksa ka fituar 1-3 kundër Young Boys për raundin e tretë në grupin G të Champions League. Me nëntë pikë të plota "Qytetarët" janë me një këmbë drejt kalimit më tej. Gjithçka u hap në pjesën e dytë, me Akanji që shënoi për Cityn në minutën e 48-të. Elia barazoi në minutën e 52, ndërsa duhej penalltia e Haaland për epërsinë e "Qytetarëve". Sërish norvegjezi në të 86 minutë shënoi për 1-3. Me nëntë pikë City është në krye të grupit, duke lënë pas Leipzig, Young Boys dhe Crvena Zvezda.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ PSG mund 3-0 Milanin dhe vështirëson rrugën e italianëve! Barcelona bën ligjin në Champions League, fitojnë City dhe Dortmund


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?