‘Mamasë s’do ja fal kurrë’, I biri i pastrueses letër babait nga burgu: Jam mërzitur si mos më keq, dua të vras veten

9 Janar 2023, 12:03| Përditesimi: 9 Janar 2023, 13:31

  • Share

Havier Doda i ka dërguar një letër babait të tij nga paraburgimi. Ndër rreshta 20-vjeçari shkruan se mamasë së tij, Rozeta Dodës nuk do ja falë kurrë dhe se ndihet aq keq emocionalisht sa mund të shkojë drejt vetëvrasjes.

I riu siguron të atin se do dalë nga burgu shumë shpejt, vetëm për njerëzit e tij të dashur.

“Babi im i dashur, jam shumë mirë mos u bëj merak duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar, mu mbushën sytë me lot, mu shkatërrua zemra. Mami nuk do ja fal kurrë këtë gjë. Jam mërzitur si mos më keq dua të vras veten. Dhe, mos u bëj merak, ty, mbesën, babin dhe Ilire. Do dal vetëm për ju.”- shkroi ndër rreshta Havier Doda.

 


Lajmi kryesor:

‘Shyqyr s'na gjetën lekët te aspiratori’, përgjimet nxorën zbuluar nënë e bir që vodhën rreth 700 mijë euro në banesat e VIP-ave! Gjykata i lë në burg


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?