Vera Ora

Mamaja e Rita Orës, Vera krah mjekëve në Britaninë e Madhe në luftën kundër COVID-19

25 Mars 2020, 11:35| Përditesimi: 25 Mars 2020, 13:38

  • Share

Mamaja e Rita Orës, Vera po jep kontributin e saj në këtë periudhë të vështirë që po kalon bota.

The Sun  i ka dedikuar një artikull nënës së këngëtares me origjinë shqiptare.

Me profesion psikiatre ku njëkohësisht ka punuar edhe si mjeke e përgjithshme, ajo po ndihmon të gjithë kolegët e saj që të përballojnë fluksin në rritje të të sëmurëve me COVID-19.

Nëpërmjet një video të publikuar nga Vera ajo u kërkoi ndjekësve të saj të rrinë në shtëpi për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së COVID-19.

Edhe pse merrem me pacientët që kanë probleme me shëndetin mendor, po ndihmoj edhe kolegët e mi heronj. Është një kohë shumë e rrezikshme dhe të gjithë nuk janë të sigurtë dhe duhet qëndruar në shtëpi, ne po mbizotërohemi me pacientët që kalojnë dhe i rrezikojnë të gjithë”, është shprehur ajo,

Ndërsa Rita Ora ndodhet e izoluar në shtëpinë e saj, ku herë pas here nëpërmjet videove u  ka bërë thirrje njerëzve të jenë më të ndërgjegjshëm.

Po ashtu Rita ka promovuar bluza dhe kapele me një logo dhe tekst ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen, luani rolin tuaj”.

Krahas një postimi në Instagram, këngëtarja shpjegoi se të ardhurat nga blerja e tyre do t’i shkojnë “Fondacionit të Kombeve të Bashkuara”.

Ekspertët britanikë shprehen se brenda disa javësh numri i të infektuarve me virusin vdekjeprurës do të rritet më shumë dhe nëse njerëzit nuk binden do të jetë e njëjta situatë si në Itali.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tori: 27/03/2020 00:02

    Biles shume me teper se duhet.Te lumte kryeminister.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?