Mamaja e Ledianit shpjegon gjestin që bëri në finalen e Dancing With The Stars! A është dakord ajo me lidhjen e djalit të saj me Elhaida Danin?

8 Janar 2023, 07:47| Përditesimi: 8 Janar 2023, 07:48

  • Share

Një momenti i mamasë së Ledianit në natën finale të Dancing with the Stars ka tërhequr vëmendjen e mediave, teksa ajo u kap nga kamerat në e acaruar. Ky gjest u interpretua si një kundërshti për lidhjen e Ledianit me Elhaidën. Por si qëndron e vërteta? Ka qenë vetë mamaja e Ledianit, Domenika Ndreca e cila ka sqaruar këtë veprim.

Në një prononcim për “Vip Magazine” ajo ka shpjeguar edhe reagimin e saj. Nëna e balerinit thotë se ajo reagoi në atë mënyrë për shkak të padrejtësisë që ju bë Elhaidës, e cila sipas saj e meritonte fitoren.

“Nuk është e vërtetë, reagimi ishte te padrejtësia që iu bë Elhaidës se ajo kërceu shumë bukur, e meritonte të fitonte. Elhaidën e puth fort”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?