Malta kryeson OSBE-në për vitin 2024, Hasani: I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë

27 Nëntor 2023, 15:20| Përditesimi: 27 Nëntor 2023, 15:22

  • Share

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas zgjedhjes së Maltës si kryetare e OSBE-së për vitin 2024.

Në një reagim në rrjetet sociale, Hasani shprehet: “I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë, për të zgjedhur Maltën si kryetare e OSBE-së për vitin 2024, gjatë Ministerialit që do të mbahet në Shkup këtë javë”.

Kryediplomati shqiptar uron kryetarin Bujar Osmani për konsensusin dhe ministrit Ian Borg për besimin e merituar për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në këto momente kritike.

'I mirëpritur lajmi për arritjen e konsensusit sot në Vjenë, për të zgjedhur Maltën si Kryetare të OSBE-së për vitin 2024, gjatë Ministerialit që do të mbahet në Shkup këtë javë.

Urime Kryetarit Bujar Osmani për konsensusin dhe Ministrit Ian Borg për besimin e merituar për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në këto momente kritike. 

Mbështetje e plotë kurdoherë e Shqipërisë dhe e imja personale!'- shkruan Hasani.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?