Malltezi: Kujdes me nacionalizmin e urrejtjes dhe pse i fryu zjarrit i vetëm Sali Berisha

4 Dhjetor 2022, 08:31| Përditesimi: 4 Dhjetor 2022, 08:38

  • Share

Nuk duhet shumë të rindizet urrejtja në Ballkan. Siç e shohim, mjafton edhe një ndeshje futbolli, ku instiktet tona të rrezikshme dalin në sipërfaqe të forta, të dhimbshme. Si në ndeshjen Zvicër-Serbi në Botërorin e Katarit, plagët janë ende të freskëta dhe dhimbja e madhe. Lufta në Kosovë, në Bosnjë, në Kroaci... është e shkuara jo shumë e largët e në ato luftra të tmerrshme ajo që kemi ende në sy janë të moshuarit, gratë dhe fëmijët, masakrat, varret e panumërta. Tepër dhimbje për të gjithë, prandaj të gjithë bashkë duhet të gjejmë forcën e madhe të qëndrojmë në sipërfaqe. Të mos zhytemi sërish në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit, pavarësisht fjalëve, pavarësisht provokimeve, pavarësisht humbjeve. Duhet të qëndrojmë të gjithë bashkë në dritë, të mos tërhiqemi nga instiktet e ulëta të se keqes.

Më të mirët këtë e dinë, prandaj përpiqen ta ndalin jehonën e kësaj “loje” të rrezikshme me fatet e njerëzve, përtej Kosovës, përtej Serbisë, përtej Kroacisë, përtej Shqipërisë, përtej Malit të Zi etj. përtej këtj nocioni shtetesh, kombesh, janë njerëzit, me vuajtjet dhe gëzimet e tyre dhe përtej çdo ambicjeje, fitoreje apo humbjeje, më e rëndësishme si për njerëzit dhe për natyrën, është paqja, ndaj për paqen duhet të jemi në një mendje të gjithë.

Përveç Sali Berishës. E patë se sa i gatshëm është t’i fryjë zjarrit? Të marrë e të përhapë me rrjetet sociale të tij më të shëmtuarin spektakël të një grupi të inatosur e provokues tifozësh të serbisë, thirrjet pa mend të tyre që nuk dua t’i ripërsëris, por që Berisha i kishte nënvizuar mirë si për të na thënë ne shqiptarëve: “Ja si do të përfundoni!”

Ata humbën ndeshjen dhe bënë spektakël të shëmtuar, sepse duhet të dish edhe të humbësh. Siç e bëri futbollisti i Iranit, nuk pat turp të hidhte lot përballë kundërshtarit. Sepse sot, pas dhjetëra luftërash, brishtësia është fortësi dhe është e sigurtë që ne shqiptarët nuk do të përfundojmë as si duan një grusht i vogël tifozësh të inatosur, as si ëndërron Saliu, që urrjetjen, e ka ushqimin e tij më të mirë.

Ne të gjithë do të përfundojmë sipas ëndrrave dhe mendimeve tona dhe këto ëndrra dhe mendime, në shumicën e Shqipërisë dhe Ballkanit, kanë erën e mirë të paqes dhe të lirisë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • rezi: 04/12/2022 23:33

    Nacionalizmi primitiv që Berisha e ka ushqyer që kur erdhi në pushtet, si mbulesë për të gjitha pöshtërsitë që do bënte në vite, është vesi më i keq për të ushqyer shovinizëm e fashizëm. Nuk mjaftojnë urrejtja që ushqen për të gjithë kundërshtarët, nuk mjaftoi përpjekja që bëri në 97-ën të fuste popullin në luftë kundër njëri-tjetrit, me mercenarë, por merret edhe me propogandë pas një goli që bëri një shqiptar i lindur në Zvicër, me qëllim të vazhdojë gjuhën e urrejtjes. Ai rrezik as ndeshjen s'e ka parë. Njeri që mbanë erë qelb nga koka tek këmbët, erë urrejtje ndaj gjithkujt që nuk mendon si ai.

    Përgjigju
    • Shqiptari: 05/12/2022 09:18

      Të lumtë për komentin. Çdo fjalë me kuptim. Fatkeqësia jonë që kemi një palaço protagonist si Saliu që meriton çdo fjalë nga më të ndyra, por më e tmerrshme është lukunia e njerëzve që e mbështesin që një dreq e di si do ti shërojmë.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?