Raporti INSTAT/ Mallrat e blera jashtë vendit rrisin inflacionin! Çmimet e importit u rritën me 10% në tremujorin e parë! Energjia shtrenjtim galopant

8 Qershor 2022, 09:42| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 09:47

  • Share

Si pasojë e luftës së nisur Ukrainë, dhe dëmtimit të zinxhirit të prodhimit për shkak të pandemisë COVID-19, çmimet po vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta.

Vetëm në tremujorin e parë të vitit Indeksi i Çmimeve të Importit është rritur me 10.7%, në krahasim me tremujorin e parë 2021, ndërsa në raport me fundin e vitit të kaluar produktet e importit janë shtrenjtuar me 6.1%.Sipas raport të INSTAT, ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve të produkteve të importuara e ka dhënë energjia elektrike, e cila në raport me vjet është shtrenjtuar me 73.4%.

Si pasojë e konfliktit të nisur në Ukrainë, dhe pasigurisë së shtuar çmimi i energjisë elektrike në bursën HUPX, luhateshin deri në 300 euro për megavat, nga 50-60 euro që ishin në vitin e kaluar. Vetëm në tremujorin e parë për tu furnizuar me energji elektrike vendi shpenzoi 128 milionë euro.

Më pas vijnë çmimet në sektorin e industrisë përpunuese që u rritën me 8.6%. Në këtë seksion rritja më e madhe e çmimeve vërehet në produktet e aktivitetit “Përpunimi i koksit dhe rafineria e nënprodukteve të naftës” me 27,1 %, pasuar nga aktivitetet “Metalurgjia” me 21,3 %, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 18,7 %, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 13,1 % “Prodhimi i mjeteve të tjera të transportit” me 12,7 %, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobilieve; prodhimin e artikujve prej kashte dhe xunkthi” me 10,6 %, “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 9,8 %, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 9,1 %, “Prodhimi i pijeve me 8,2 %, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 7,0 %, “Prodhimi i mobilieve” me 5,8 %, etj

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?