Keidi Bare

'Mallkimi' me dëmtimet, operohet Keidi Bare! Mungon gjatë

23 Dhjetor 2022, 14:04| Përditesimi: 23 Dhjetor 2022, 14:06

  • Share

Keidi Bare do jetë jashtë fushave nga 3-4 muaj. Dëmtimi i mesfushorit të Kombëtares ka qenë më i vështirë nga sa ishte parashikuar më parë, teksa do duhet të operohet në kyçin e djathtë të këmbës. Çarja e ligamentit do bëjë që fieraku të jetë mungesë e madhe për Espanyol në La Liga, teksa "Pitbulli" është i pafat me dëmtimet.

Disa muaj më parë Bare vuajti një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë për shumë javë. Duket se kuqezinjtë e Kombëtares janë prekur nga një "mallkim" dëmtimesh, me ekipin që duket se do jetë me mungesa për kualifikueset e Euro 2024 që nisin në mars.

Keidi Bare u dëmtua në ndeshjen e Kupës që Espanyol luajti kundër Atletic Paso, teksa minuta e 68 ishte fatale për mesfushorin. Tanimë veç Brojës që ka mbyllur sezonin, edhe Bare do jetë mungesë e madhe për Kombëtaren.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lumi: 23/12/2022 17:30

    Me vjen keq për shëndetin e tij sepse është njëri por si futbollist mua më bën të ndihem keq sa her qe prek topin.Teknika 40 %>përgatitja fizike20%.Flet shum ne fush ngaqë nuk është për futboll.Patjeter që është aty nga ndonjë zhele i korruptuar.Shikoni se do të kemi futboll me te rregull në mesfush

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?