U kap me fara kanabisi dhe fishekë luftarak, arrestohet 19-vjeçari në Mallakastër, në pranga dhe një tjetër

13 Maj 2023, 11:37| Përditesimi: 13 Maj 2023, 11:48

  • Share

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi iu gjetën 1127 fara kanabisi dhe fishekë luftarak në banesë.

Pas një kontrolli të ushtruar nga uniformat blu në banesën e një të riu në Mallakastër, janë gjetur dhe janë sekuestruar 1127 fara kanabisi, me qëllim kultivimi si dhe krehër me 30 fishekë luftarak.

Për pasojë është arrestuar menjëherë 19-vjeçari i identifikuar Taip Koroveshaj, banues në fshatin Lofkënd, Mallakastër.

Ndërsa farat narkotike dhe municion luftarake janë sekuestruar.

E nga veprimet hetimore që janë kryer nga policia është vënë në pranga një tjetër i ri, Klaudio Nazëraj 18-vjeçar, dyshohet se i ka blerë 19-vjeçarit fara kanabisi, me qëllim kultivimin e tyre.

Materialet procedurale për dy të rinjtë i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?