Mallakastër, rrahën dhe bëjnë për spital 57-vjeçarin pas një konflikti të çastit, arrestohen 3 autorët

29 Janar 2021, 21:45| Përditesimi: 29 Janar 2021, 21:46

  • Share

3 persona janë arrestuar pasi kanë rrahur dhe shkaktuar plagë të rënda një 57-vjeçar pas një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur në Mallakastër, ku policia mbrëmjen e djeshme ka gjetur të shtrirë në tokë dhe në gjendje të rëndë 57-vjeçarin Pelivan Sinanrrupaj.

Pas konstatimit të dhunës fizike, policia identifikoi 3 autorët Fitim Zekaj, 42 vjeç, Festim Alimertaj, 53 vjeç dhe Ferdinand Meraj 44 vjeç, të tre banues në Mallakastër, duke i arrestuar.3 autorët pas një konflikti të çastit për motive të dobëta kanë dhunuar fizikisht 57-vjeçarin.

57-vjeçari Pelivan Sinanrrupaj ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" e kryer në bashkëpunim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?