Mallakastër/ Kultivonte kanabis, arrestohet në 39 vjeçari, tentoi të arratiset por dështon

6 Qershor 2022, 10:20| Përditesimi: 6 Qershor 2022, 10:27

  • Share

Një 39 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi iu gjenden dhe sekuestruar 70 bimë narkotike. 

39 vjeçari me inicialet E.G, banues në fshatin Lapulec, Mallakastër u kap në flagrancë nga forcat blu pasi tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes por pa rezultat pasi është neutralizuar dhe kapur menjëherë. 

Ai kishte përdorur një sipërfaqe të pyllëzuar në fshatin Lapulec, anës lumit Gjanica për mbjelljen e 70 rrënjëve kanabis të cilat u sekuestruan nga policia. Ky nuk është rasti i vetëm i kultivimit të bimëve narkotike në Gjirokastër prandaj policia ka intensifikuar aksionin për kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve ndërkohë në lidhje me ngjarjen e mësipërme materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
 

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?