Mallakastër/ Arrestohet në flagrancë 30-vjeçari, policia i gjen në makinë armë zjarri dhe municion luftarak

28 Prill, 12:07| Përditesimi: 28 Prill, 12:17

  • Share

MALLAKASTËR – Një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë ditën e sotme nga policia, pasi qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të automjetit të 30-vjeçarit, i identifikuar me inicialet A.K., policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore se një shtetas lëvizte me armë në qytet, kanë ngritur pika kontrolli, dhe kanë organizuar punën për kapjen dhe arrestimin e tij.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në Tiranë”,-njofton policia.

Arrestimit i 30-vjeçarit, banues në Tiranë, u bë në kuadër të planit operacional "Sundimi i ligjit".

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?