Maliq/ Investoi në Shqipëri, arabit i digjen 7 ha grurë: Nuk e di shkakun, pres mbështetje nga shteti shqiptar

28 Korrik 2023, 16:13| Përditesimi: 28 Korrik 2023, 16:16

  • Share

Gjithçka ç’ka mbetur nga 7 hektarë grurë në zonën torfike të fshatit Sheqeras, është veçse një tokë e djerrë. 

Ndërsa gruri ishte në fazën e korrjes, parcelat në pronësi të një të riu arab, janë shkrumbuar tërësisht në fshatin Sheqeras. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt, dhe falë ndërhyrjes së banorëve të fshatit, zjarri është lokalizuar dhe është shpëtuar pjesa më e madhe e sipërfaqes së mbjellë me grurë. Shtetasi arab nuk di të thotë si ka rënë zjarri, por pret përgjigje nga hetimi i policisë.

“Zjarrfikësit erdhën shumë shpejt edhe policia e punonjësit e bashkisë. Ata sollën dhe një traktor që të na ndihmonin, bënë një punë shumë të mirë, faleminderit të gjithëve. Patëm dëmtime shumë të mëdha dhe mendoj se do humbasim shumë para nga kjo. Jemi të rinj në këtë biznes këtu në Shqipëri dhe po hasim shumë vështirësi. Presim të kemi ndonjë gjë në këmbim ose një ndihmë çfarëdo që të jetë. Nuk e di mbase 7 ose 8 hektarë”, tha ai.

Si biznesmen i ri në Shqipëri e duke pësuar dëme të konsiderueshme, shtetasi arab Abdulla Elsakka pret mbështetje nga shteti shqiptar, ndërsa mbetet i paqartë shkaku i zjarrit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?