Foto ilustruese

Maliq/ Gruaja u largua nga banesa bashkë me djalin 7-vjeç, bashkëshorti denoncon zhdukjen e tyre në polici

21 Qershor 2022, 12:29| Përditesimi: 21 Qershor 2022, 12:32

  • Share

Një grua është larguar nga shtëpia bashkë me djalin 7 vjeç dhe nuk ka lajmëruar askënd për vendndodhjen.

Denoncimin në Polici e ka bërë bashkëshorti i cili ka thënë se gruaja e tij është larguar ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk ka dijeni se ku ndodhet.

Nuk dihet ende arsyeja se pse G.P 41 vjeçe është larguar nga banesa bashkë me të birin e mitur ndërkohë policia po punon për gjetjen e tyre.

“Më datë 20.06.2022, në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasi I. P., 51 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, i cili ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja G. P., 41 vjeçe, së bashku me fëmijën e tyre  7 vjeç. Nga ana e Policisë po punohet për gjetjen e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?