Maliq/ Godet me dru në kokë 64-vjeçarin në Maliq, arrestohet nga policia

9 Mars, 10:33| Përditesimi: 9 Mars, 10:39

  • Share

Një 62-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq, pasi pas një konflikti ka goditur me dru në kokë një 64-vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 62 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, pasi dje në fshatin Pojan, për motive të dobëta dyshohet se ka goditur me mjet të fortë (dru) në kokë, shtetasin R. R., 64 vjeç, banues në Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje".’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?