Foto ilustruese

Maliq/ Aksidentohen me makinë burrë e grua në fshatin Symizë

21 Dhjetor 2023, 16:10| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 16:15

  • Share

Burrë e grua janë aksidentuar duke udhëtuar me makinë në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Symizë të Maliqit. Të dy ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

"Sot rreth orës 15:15, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", pranë fshatit Symiz, Maliq, shtetasi V. M., banues në fshatin Gurishtë, Maliq, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij shtetasja E. M., pasagjere në motomjet, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës", njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?