Mali i Zi shpall fundin e pandemisë nga infeksioni i koronavirusi

3 Qershor 2020, 09:28| Përditesimi: 3 Qershor 2020, 09:31

  • Share

Mali i Zi shpalli  fundin e epidemisë së koronavirusit, me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik.

“Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter.

Vendimi për fundin e epidemisë vjen pasi Mali i Zi ka kaluar 28 ditë pa asnjë rast të ri me koronavirus.

Shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajoviç, vlerësoi suksesin e vendit në luftën kundër koronavirusit, por tha se autoritetet duhet të jenë të kujdesshme, sepse bota është ende në fazën e pandemisë.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve", tha Brajoviç

Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus. Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?