Mali i Zi/ Partitë nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë

20 Tetor 2023, 20:05| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 20:38

  • Share

Liderët e 11 partive, që do të formojnë qeverinë e ardhshme, nënshkruan sot marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja u nënshkrua nga kryeministri i ardhshëm dhe lideri i lëvizjes ”Evropa tani” (PES) Milojko Spajiç, liderët e ”Demokracisë së Re Serbe” Andrija Mandiç, Partia Popullore Demokratike Milan Knezheviç, Demokrati Aleksa Beçiç, Partia Popullore Socialiste Vladimir Jokoviç dhe Civisa Srgjan Paviçeviç.

Dokumenti është nënshkruar edhe nga krerët e tre partive që përbëjnë Forumin Shqiptar – Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha, si dhe dy që janë në koalicionin Aleanca Shqiptare, Fatmir Xheka dhe Genci Nimanbegu.

Javën e ardhshme do të mbahen seancat e parlamentit, ku do të zgjidhet kryesia e tij dhe qeveria e re.

Kryetar i ri i Kuvendit do të jetë Andrija Mandiç nga koalicioni Për Ardhmërinë e Malit të Zi (ZBCG), i cili do të sigurojë mbështetjen e pakicave për qeverinë.

Në qeverinë e re, PES do të ketë kryeministrin dhe 10 ministri, demokratët do të kenë postin e zëvendëskryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe katër ministri dhe PKSH do të ketë dy portofole.

Forumi Shqiptar do të ketë një post nënkryetar dhe një ministri./Ata.gov.al

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?