Dritan Abazoviç

Mali i Zi me Qeveri të re/ Dritan Abazoviç bën historinë, shqiptari i parë Zv. Kryeministër

4 Dhjetor 2020, 18:03| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 18:14

  • Share

Parlamenti i Malit të Zi ka votëbesuar sot Qeverinë e re të vendi. Me votat e 41 deputetëve, nga gjithsej 81, Kryeministri Zdravko Krivokapiç ka marrë konfirmimin për programin dhe përbërjen e kabinetit.

Qeveria e re malazeze është e para që prej tri dekadash është formuar pa Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Milo Gjukanoviçit, që u mund në zgjedhjet e 30 gushtit të këtij viti.

Shqiptari i Dritan Abazoviç nga partia URA është zgjedhur Zv. Kryeministër. Qeveria e re u mbështet nga deputetët e partisë nga lista “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, e udhëhequr nga Fronti Demokratik, Mali i Zi Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA.

Kundër qeverisë së re ishin partitë opozitare DPS, Socialdemokratët, Partia Social-Demokrate, dy parti kombëtare shqiptare dhe Partia Boshnjake.

Dritan Abazoviç bëhet kështu i pari qytetar me enti shqiptare që merr një pozicion kaq të rëndësishëm në Qeverinë e Malit të Zi.

Kujtojmë se disa ditë më parë ai është kërcënuar me jetë nga një klan mafioz.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • life: 04/12/2020 20:59

    abazovic shqiptar? gjithashtu duhet te thekoj se ka dal hapur pro serb dhe ka theksuar qe skenderbeu ka qen serb,

    Përgjigju
  • Urime: 04/12/2020 19:24

    Dritani,si emri puro-Shqiptar që ka është Malësori i Parë Autokton si ZvKryeMinister!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?