Kosova & Rajoni

Mali i Zi/ Mazhoranca nismë për shkarkimin e presidentit Milo Gjukanoviç: Shkeli kushtetutën, nuk bëri konsultime me qeverinë e re

23 Shtator 2022, 12:53| Përditesimi: 23 Shtator 2022, 16:25

  • Share

Shumica parlamentare në Malin e Zi ka mbledhur 41 nënshkrime në mbështetje të Propozimi për fillimin e procedurës për të shkarkuar Presidentin Milo Gjukanoviç. Iniciativa i është dorëzuar kryetares së Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq.

 

Deputeti Jovan Vuçuroviç pretendoi se Gjukanoviç ka shkelur Kushtetutën, duke mos ftuar të gjithë përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Malit të Zi në diskutimet për mandatin për përbërjen e Qeverisë.

Shumica parlamentare thekson se Gjukanoviç nuk e ka ftuar në takim as Miodrag Lekiçin, i cili me marrëveshje të shumicës parlamentare ka marrë mbështetjen e 41 deputetëve për të qenë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re të Malit të Zi, duke vendosur shpërbërjen e parlamentit.

Kriza politike në Mal të Zi, u thellua pas mocionit të mosbesimit për qeverinë e kryeministrit Dritan Abazoviç pasi nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Kishën Ortodokse Serbe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?