Mali i Zi i treti në botë për shkallën e infektimit, mijëra persona të pranishëm në ceremoninë mortore të peshkopit

23 Nëntor 2020, 15:00| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 19:43

  • Share

Ceremonia e varrimit e Metropolitit Amfilohije Radoviç në Podgoricë, i cili u bë edhe një shkak për përhapjen masive të rasteve me COVID-19 i drejtoi edhe njëherë sytë e të gjithë botës në situatën alarmante të Covid-19 në Mal të Zi.  Puthje në trupin e të ndjerit,  mungesa e maskave dhe shkelja e distancimit shoqëror. Shkaktoi një fluks të ri infeksionesh në vendin fqinjë, mes të cilëve ishte edhe patriarku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, i cili vdiq të Premten dhe u varros ditën djeshme me një ceremoni të ngjashme.

Por që nga pranvera që Mali i Zi ka qenë  një nga vendet me shkallën më të lartë të infeksioneve në rajon dhe më gjerë, sot është vendi i dytë në Evropë për raste të reja në raport me popullsinë e tij me një normë rekord prej 90 rastesh të reja në ditë për 100 mijë banorë  ndërsa në  Mali i zi renditet  i treti ne bote,  ku edhe Italia që është një nga vendet më të goditura në Evropë renditet në vendin e 15-të në botë.  Në bazë të të dhënave të marra është e pamohueshme që ka një lidhje mes mbajtjes së ceremonive fetare, mosbesimit të tyre për ekzistencën e virusit dhe valës së madhe të infeksioneve që ka goditur vendin. Shumë peshkopë ortodoksë janë arrestuar sepse shkelën masat e sigurisë, duke organizuar ceremoni fetare dhe duke bërë thirrje për lutje në kishë.

Rasti më i dukshëm ishte varrimi i Mitropolitit Amfilohije, një figurë shumë e njohur, e cila vdiq në moshën 82 vjeç nga  infektimi me Covid-19. Ai ishte një nga ithtarët më të njohur të Serbisë së Madhe, i kujtuar si një shenjtor nga pasuesit e tij dhe si prifti personal i Arkanit. Në ceremoninë e tij u mblodhën mijëra persona dhe të gjithë ishin pa maskë. Si zakonisht, shumë njerëz i bënë homazhe trupit duke i puthur ballin dhe duart. Duke shkaktuar një bum të ri në infeksione.  Rrjetet sociale janë të mbushura me video të varrimit, shpesh me mbishkrime ironizuese.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Toni: 23/11/2020 21:19

    Nuk i plas asnjërit që ca serbofilë malazezë ose serbë pa tru morën rrugën pa kthim! Ndodh ndonjëherë që budallallëkun e paguan me jetë!

    Përgjigju
  • PPSH: 23/11/2020 19:27

    Mos me ken budalla i sjuti rrin pa pune.

    Përgjigju
  • Tani: 23/11/2020 15:44

    Largohuni nga njerezit qe kaje patur kovid o ifiote se do merrni ne qsfe kalamajte....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?