Mali i Zi çel sezonin turistik! Ramën, Osmanin e Abazoviç i bën bashkë koncerti i Ramë Lahaj

1 Korrik 2023, 13:34| Përditesimi: 1 Korrik 2023, 15:37

  • Share

Mali i Zi ka çelur sezonin turistik me një koncert madhështor me performancën e tenorit shqiptar Ramë Lahaj ditën e djeshme në Ulqin.

Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama shoqëruar nga bashkëshortja, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci, Ministrja Elisa Spiropali, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i Bashkisë së Prishtinës Përparim Rama dhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në aktivitetin e rëndësishëm për Malin e Zi, mungonte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa ende nuk dihen arsyet.

Koncerti ishte në formatin simfonik, me të ftuarin special, tenorin me famë botërore Rame Lahaj të shoqëruar nga; Olivera Tičević, Egzona Salaj dhe Adhurim Grezda.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?