Malësi e Madhe/ Vodhën një furgon dhe e fshehën në pyll, arrestohet 19-vjeçari, në hetim 2 të mitur

10 Shkurt, 13:03| Përditesimi: 10 Shkurt, 14:52

  • Share

Policia në Malësinë e Madhe ka vënë në pranga një 19-vjeçar i cili ka vjedhur një furgon dhe e ka fshehur në pyll, ndërsa në hetim janë vënë edhe dy të mitur të tjerë.

19-vjeçari me iniciale M,H, banues nw Koplik u arrestua si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, sigurimit të inteligjencës policore, këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të imtësishme në zonë, u bënë të mundura gjetja dhe sekuestrimi i automjetit të cilin e kishin fshehur në një zonë të pyllëzuar në fshatin Culaj, në afërsi të liqenit të Shkodrës.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bënë të mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit M. H., 19 vjeç, banues në Koplik, i dyshuar si autori kryesor i vjedhjes së furgonit, si dhe u proceduan në gjendje të lirë 2 shtetas, 15 dhe 17 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të të arrestuarit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?