Malësi e Madhe/ Shndërruan hotelin në 'shtëpi bari'! Shpallen në kërkim 2 persona, nisin hetimet për pronarin e ndërtesës dhe 4 punonjës të OSHEE

29 Mars 2022, 11:10| Përditesimi: 29 Mars 2022, 11:27

  • Share

Dy persona janë shpallur në kërkim në Malësi të Madhe ditën e sotme pasi shndërruan në 'shtëpi bari' një hotel. 'Shtëpia e barit' u zbulua pas një kontrolli të befasishëm në Rrugën e Culajve, ku bar-restorant-hoteli rezultoi i mbushur me bimë kanabisi.

Objekti rezulton në pronësi të personit të personit me inicialet shtetasit F. E., që po hetohet në gjendje të lirë, i cili ia kishte dhënë me qira këtë ambient, personit me inicialet K. N.. Ky i fundit, bashkë me personin me inicialet A. S., të cilët janë shpallur në kërkim, e kishte përshtatur këtë ambient për kultivimin e kanabisit me anë të llambave.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, 4 punonjës të OSHEE-së, koordinatori i zonës S. H., 58 vjeç, shefi i ekipit të OSHEE-së, G. B., 52 vjeç, elektricist, R. B., 22 vjeç, lexues i aparatit matës.

Në katin e parë dhe të dytë të godinës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 300 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në vazo, 1.3 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe 230 llamba me stabilizator.  

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?