Malësi e Madhe/ Kultivuan 90 bimë kanabis në magazinë, arrestohet pronarja! Në kërkim 2 vëllezërit bashkëpunëtorë (VIDEO)

7 Dhjetor 2022, 09:49| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 10:07

  • Share

Dy vëllezër dhe bashkëshortet e tyre kishin kultivuar 90 bimë kanabis në vazo në një magazinë në fshatin Jeran, Malësi e Madhe. Pronarja e magazinës, File Vuksani, 54 vjeçe është arrestuar nga policia ndërsa një tjetër, e identifikuar si M.V., 43 vjeçe do të hetohet në gjendje të lirë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim Ujk Vuksani, 61 vjeç, bashkëshorti i File Vuksanit dhe vëllai i tij, Gjovalin Vuksani, 56 vjeç (bashkëshorti i M. V.), të dy banues në fshatin Jeran, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim" dhe “Vjedhja e energjisë elektrike". 

Gjatë kontrollit në ambientet e magazinës, që furnizohej me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, shërbimet e Policisë kanë gjetur 90 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Gjithashtu, gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 24 llamba elektrike dhe pajisje të tjera elektrike, të cilat shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, në këtë ambient.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për 4 punonjës të OSHEE Malësi e Madhe.

Ata janë identifikuar si: A. S., 23 vjeç, E. B., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Gruemirë, I. D., 50 vjeç, banues në Koplik dhe F. D., 54 vjeç, banues në fshatin Bajzë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?