Foto ilustruese

Malësi e Madhe/ Arrestohet 29-vjeçari dhe shpallet në kërkim kushëriri i tij, mashtronin qytetarët nëpërmjet ‘Instagramit’

24 Janar, 13:00| Përditesimi: 24 Janar, 19:13

  • Share

Malësi e Madhe – Policia ka arrestuar një 29-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e këtij të fundit pasi akuzohen se përmes një llogarie në rrjetin social “Instagram” mashtronin qytetarët për automjete me qira.

29-vjeçari i identifikuar me inicialet O.K., u vu në prangat e policisë pasi dekonspirimit të skemës së skemës së mashtrimit të të riut nga një emision investigativ.

Blutë bëjnë me dije se ky person mashtronte qytetarët në bashkëpunim me kushëririn e tij të identifikuar me inicialet A.K., 29 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

“Nga veprimet hetimore dhe procedurale është identifikuar dhe arrestuar shtetasi O. K., 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim kushëriri i tij, shtetasi A. K., 29 vjeç, të dy banues në Koplik”,-njofton policia.

Këta persona iu merrnin para qytetarëve, pasi i mashtronin se do t’iu jepnin me qira, automjete që kishin reklamuar në faqen e tyre në “Instagram”. Sapo merrnin paratë, shtetasit ndërpritnin komunikimin me klientët, pa ofruar shërbimin për të cilin ishin paguar.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?