Ermal Meta

Ermal Meta publikon këngën e re: Kundër dhunës, le ti edukojmë fëmijët edhe me këngë

5 Dhjetor 2023, 19:59| Përditesimi: 5 Dhjetor 2023, 21:21

  • Share

Këngëtari shqiptar Ermal Meta, i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Itali, ku dhe ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm, së fundmi ka lançuar këngën e tij me të re “Mos shkakto më dhimbje”.

Në prezantimin e këngës së tij të re, Meta ka folur për lirinë personale, e cila është tematikë e këngës.

Kënga trajton dhunën ndaj grave dhe femrave duke përcjellë mesazhin që ky fenomen duhet të marrë fund dhe thekson se kufizimi i lirisë së njeriut është i patolerueshëm.

Këngëtari shqiptar disa herë ka qenë krah fushatës kundër feminicidit (vrasjes së grave) ku rasti më i fundit ka qenë vrasja e studentes Giulia Cecchetti nga i dashuri i saj.

“Disa nga këto raste fitojnë mbulim mediatik, të tjerat më pak. Rasti i Giulia-s ka goditur shumë të rinjtë, sepse ata i kuptojnë ëndrrat e saj, por të gjitha këto gra janë viktima të një lufte të heshtur që vazhdon prej dekadash. Nuk është se burri është i keq, por bota që kemi ndërtuar për veten tonë bazohet në figurën mashkullore dhe nënshtrimin e femrës. Dënimet janë të dobishme, por duhet ndërtuar një edukim sentimental, i cili duhet të vijë nga arti. Ndjenja e së bukurës duhet të mësohet”- është shprehur këngëtari Meta.

Dueti me Jake La Furia, ish-Club Dogo së bashku me Guè, veçanërisht për një artiste si ajo që është distancuar gjithmonë nga çdo formë shprehjeje shumë e vrazhdë, mund të jetë befasuese.

“Ai është një person i mirë, kur e takova menjëherë doja ta përqafoja, ka një ndjeshmëri të madhe. Më pëlqeu ideja e përfshirjes së një muzikanti në dukje të largët nga bota ime, edhe nëse artistët janë të gjithë të lidhur me një fije të kuqe të padukshme",- është shprehur Meta.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?